Aktiviteti “Prirjet e Para” synon shtimin e jetës kulturore dhe artistike të Kolonjës, ku protagonistë janë nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Papà Kristo Negovani”. Nxënësit e talentuar të kësaj shkolle performuan në 5 disiplina të ndryshme: pikturë, fotografi, krijim, recitim, kërcim.
Projekte të tilla janë një mundësi shumë e mirë për të zbuluar talentet e reja dhe për t’i promovuar ata që të shkojnë më lart, pasi secili prej nesh ka nevojë që të ketë një dorë mbështetëse në jetë.

AlbaniaUSA