Bashkia Kolonjë në bashkëpunim me UKK ka nisur prej kohësh aksionin për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të ujit, si dhe lidhjen e kontratave të reja për të gjithë ata qytetarë apo kompani që keqpërdorin ujin e pijshëm.

Reforma e ujit si fillim është zbatuar në fshatin Mollas, për të vazhduar më tej në të gjitha njësitë administrative.

Në përgjigje të kësaj sipërrmarrja ka pasur një numër të madh qytetarësh të cilët i janë drejtuar zyrave të kujdesit ndaj klientit për të paguar faturat e prapambetura  dhe për lidhjen e kontratave të reja.

 

AlbaniaUSA