Maturantët e gjimnazit “Petro Nini Luarasi” festuan ditën e hënë kurorëzimin me sukses të përpjekjeve të tyre disavjeçare në rrugën e dijes.

Festës së tyre , e cila u organizua në sheshin “Rilindja” iu bashkuan përfaqësuesit e Bashkisë Kolonjë, drejtoresha e shkollës si dhe familjarë të maturantëve.

Z.Thoma Zisi dhe znj. Zamira Meto uruan maturantët për përfundimin me sukses të ciklit të arsimit të mesëm dhe i siguruan ata se ky është njëri prej stacioneve drejt rrugës së arsimimit, për të qenë qytetarë dhe kontribues të denjë në të ardhmen për vendin e tyre.

AlbaniaUSA