Bashkia Kolonjë në bashkëpunim me drejtorinë e kulturës ka planifikuar kalendarin e saj artistik për vitin 2020 ku përfshihen shfaqje, koncerte, promovime, ekspozita dhe aktivitete te tjera. Pjesë e këtij kalendari ishte edhe shfaqja në skenë e filmit “Falco”e aktorit Bes Kallaku, i cili u ndoq me interes nga qytetarët kolonjarë.
Përfitimet që vijnë nga edukimi bashkëkohor artistik, në mënyrë të veçantë për fëmijët, është i jashtëzakonshëm, pasi ai luan një rol të rëndësishëm në kultivimin e shijeve artistike dhe i bën ata mendjehapur dhe kreativë në raport me edukimin tradicional.

AlbaniaUSA