Tragjedia e 26 Nëntorit vazhdon të nxjerrë në pah frymën e jashtëzakonshme të solidaritetit të shqiptarëve, si e vetmja forcë që na ndihmon të kalojmë këto fatkeqësi të mëdha.

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, kryetari i Bashkisë Kolonjë, z.Erion Isai propozoi për miratim që 500.000 lekë nga fondi i bashkisë të shkojnë në formë solidariteti për familjet e prekura nga tërmeti.

Anëtarët e Këshillit Bashkiak miratuan me shumicë votash projekt-vendimin e propozuar nga kryetari dhe vendosën unanimisht që pagën e tyre të nëntorit ta dhurojnë për këto familje në shenjë solidarizimi.


Duke kontribuar nga pak secili prej nesh do të bëjmë që banorët e Thumanës dhe të Durrësit t’i kthehen normalitetit.

AlbaniaUSA
Warning: scandir(/home/bashkian/public_html/kolonja.gov.al/wp-content/ewww/): failed to open dir: Permission denied in /home/bashkian/public_html/kolonja.gov.al/wp-content/plugins/ewww-image-optimizer/classes/class-base.php on line 326

Warning: scandir(): (errno 13): Permission denied in /home/bashkian/public_html/kolonja.gov.al/wp-content/plugins/ewww-image-optimizer/classes/class-base.php on line 326