Me rastin e 5 majit, ditës së dëshmorëve, Bashkia Kolonjë në bashkëpunim me Komitetin e Veteranëve të Rrethit, Organizatën e Dëshmorëve dhe me Qendrën Kulturore “Fan S Noli” kryen homazhe pranë varrezave të Dëshmorëve dhe vendosën kurora me lule në kujtim të të rënëve.

Kjo ceremoni u shoqërua me një koncert muziko- letrar në kujtim të kësaj date.Të pranishëm në këtë ceremoni përkujtimi ishin kryetari i Bashkisë Kolonjë, z.Ilia Stefo, kryetari i këshillit bashkiak z.Ilirjan Hyseni, familjarë e të afërm të dëshmorëve.

 

AlbaniaUSA