Bashkia Kolonjë ka nisur aksionin për pastrimin e qytetit.
Kjo nismë fillimisht u mbështet nga administrata, e cila pastroi të gjithë unazën e qytetit të Ersekës.
Synimi i këtij misioni qytetar ishte ndërgjegjësimi i qytetarëve për të mbajtur pastër ambjentin e përbashkët dhe për të pastruar lagjet e tyre.
Në fund të aksionit kryetari i Bashkisë Kolonjë u shpreh se do të bëjë maksimumin për pastërtinë, prioritetin e insitucionit, pasi është një nga gjërat që tregon kulturën dhe dinjitetin e një vendi.
























