Bashkia Kolonjë njofton të gjithë tatimpaguesit që rezultojnë debitorë për detyrimet vendore, se në zbatim të Ligjit nr. 86/2025 dhe Udhëzimit nr. 11, datë 14.05.2026, mund të përfitojnë nga falja dhe lehtësimi i detyrimeve të papaguara.

1. FSHIHEN PLOTËSISHT

Detyrimet vendore të krijuara deri më 31.12.2014.

Fshirja kryhet automatikisht, pa asnjë veprim nga tatimpaguesi.

2. SHUHET 50% E DETYRIMIT TATIMOR

Për vitet 2015–2019.

Fshihen plotësisht gjobat dhe kamatëvonesat, me kusht që pjesa e mbetur të paguhet brenda datës 30.06.2026.

3. SHUHET 25% E DETYRIMIT TATIMOR

Për vitet 2015–2019.

Fshihen plotësisht gjobat dhe kamatëvonesat, nëse pagesa kryhet brenda datës 31.12.2026.

4. PËR PERIUDHËN 01.01.2020 – 31.12.2024

Fshihen plotësisht gjobat dhe kamatëvonesat, me kusht që të paguhet 100% e principalit brenda datës 31.12.2026.

5. FSHIHEN AUTOMATIKISHT

Gjobat dhe kamatëvonesat për periudhën 01.01.2015 – 31.12.2024, në rastet kur principali është paguar plotësisht.

Për të përfituar nga këto lehtësira

Paraqituni pranë DREJTORISË SË TAKSAVE DHE TARIFAVE VENDORE për verifikimin e gjendjes debitore dhe ndjekjen e procedurave përkatëse brenda afateve ligjore.

KUJDES

Mosrespektimi i afateve sjell humbjen e të drejtës për përfitim nga faljet dhe lehtësitë e parashikuara nga ligji.

Bashkia Kolonjë

Për një qytet më të mirë, së bashku!

AlbaniaUSA