Përshëndetje të gjithëve!
Sot, më datë 28.10.2026, u zhvillua mbledhja e Komisionit të Mbrojtjes Civile (KMC) pranë Bashkisë Kolonjë, me fokus shqyrtimin e planit të masave për përballimin e situatave emergjente gjatë periudhës dimërore, nga data 15 nëntor 2026 deri më 31 mars 2027.
Gjatë mbledhjes u diskutua mbi masat parandaluese dhe gatishmërinë e strukturave përgjegjëse, me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe reagimin në kohë ndaj çdo situate emergjente.
Faleminderit!


