Në kuadër të hartimit të projekt-buxhetit afatmesëm, kryetari i bashkisë Kolonjë,z.Erion Isai, së bashku me stafin e tij ka shkuar pasditen e sotme në Njësinë Administrative Çlirim për të dëgjuar nga afër problematikat kryesore që shqetësojnë banorët e kësaj njësie.
Nevojat jetike ishin ato për të cilat ata kishin nevojë,të tilla si : uji i pijshëm, mirëmbajtja e rrugëve e ndriçimi rrugor.
Puna për verifikimin e situatës në terren dhe zgjidhja e problematikave të tyre do të fillojë që nesër.







