Në Njësinë Administrative Leskovik hapet zyra e re e aplikimeve për dokumente biometrike

Njësia Administrative Leskovik do të ketë tashmë zyrën e re të aplikimeve për dokumente biometrike.

Qytetarët e  Leskovikut dhe të zonave rurale përreth do të kursejnë shpenzimet dhe nuk do të presin më në rradhë për t’u pajisur me karta identiteti dhe pasaporta biometrike.

Hapja e kësaj zyre me standarte europiane, për një shërbim të shpejtë dhe cilësor u mundesua falë bashkëpunimit të Bashkisë Kolonjë me Ministrinë e Brendshme dhe Koncesionarin e prodhimit të dokumenteve biometrike.

 

Përroi i Glladishtovës del nga shtrati, Bashkia Kolonjë në gadishmëri për të mobilizuar situatën

Rreshjet e shiut të rëna ditët e fundit kanë bërë që përroi i Gladishtovës të dalë nga shtrati. Situata paraqitet problematike në hyrje të qytetit të Ersekës, duke kijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe në lëvizjen e njerëzve.

Bashkia Kolonjë së bashku me stafin e saj ka qëndruar në gadishmëri duke ndërhyrë në largimin e mbetjeve të sjella nga vërshimi i ujit, duke bërë të mundur rehabilitimin e përroit dhe kthimin e aksesit në rrugë në kohë rekord.

Mbledhja e Këshillit Bashkiak

Kolonja, falë punës dhe vizionit të bashkisë është bërë një zonë që i kushton më shumë rëndësi të ardhmes.

Agroturizmi dhe fusha e druve ishin vendimet më të rëndësishme që u diskutuan në mbledhjen e këshillit bashkiak.

Përpos tyre, të gjitha vendimet u miratuan me shumicë votash nga anëtarët e këshillit bashkiak.

AlbaniaUSA