Mbledhja e Këshillit Bashkiak- Nëntor 2019
Mbledhja e Këshillit Bashkiak- Nëntor 2019
Njësia Administrative Leskovik do të ketë tashmë zyrën e re të aplikimeve për dokumente biometrike.
Qytetarët e Leskovikut dhe të zonave rurale përreth do të kursejnë shpenzimet dhe nuk do të presin më në rradhë për t’u pajisur me karta identiteti dhe pasaporta biometrike.
Hapja e kësaj zyre me standarte europiane, për një shërbim të shpejtë dhe cilësor u mundesua falë bashkëpunimit të Bashkisë Kolonjë me Ministrinë e Brendshme dhe Koncesionarin e prodhimit të dokumenteve biometrike.
Rreshjet e shiut të rëna ditët e fundit kanë bërë që përroi i Gladishtovës të dalë nga shtrati. Situata paraqitet problematike në hyrje të qytetit të Ersekës, duke kijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe në lëvizjen e njerëzve.
Bashkia Kolonjë së bashku me stafin e saj ka qëndruar në gadishmëri duke ndërhyrë në largimin e mbetjeve të sjella nga vërshimi i ujit, duke bërë të mundur rehabilitimin e përroit dhe kthimin e aksesit në rrugë në kohë rekord.
Rikonstruksioni i shkollës së mesme “Petro Nini Luarasi” është bërë pjesë e listës së projekteve të reja, thirrja e parë për vitin 2019, grantet “Arsimi bazë”, “Arsimi i mesëm” me cikël zbatimi 2019 – 2020.