Summer School / Kolonjë 2024

Rikthehemi sërish me SUMMER SCHOOL/ KOLONJË 2024

Në muajin korrik, tashmë gjejmë momentin që fëmijët nga mosha 6 deri 13 vjeç në Ersekë të përfshihen në një hapësirë argëtimi ku në thelb qëndron edukimi me vlera te njeriut modern dhe sfidat e shekullit XXI po aq sa vlerësimi I peizazhit fizik dhe kulturor tradicional.

Ju afrojmë pranë mjediseve të bibliotekës “Skëner Luarasi”, Ersekë për të zhvilluar dy javë më tematika të spektrit kulturor e social.

Segmenti kohor 15-19 korrik/ Ora 10:00, Bashkohet në rrugëtimin tonë organizata lokale Act Think Center, me lojera interaktive me karakter psiko-social te përvetsuara dhe të përshatura për grupmoshat e ndryshme , të cilat do të ndihmojnë pjesëmarrësit të zhvillojnë aspektin e tyre psiko-emocional, fizik e social duke u argëtuar

Vijon java II-të , 22-26 korrik/ Ora 10:00,

me Njësine e Integrimit bashkia Kolonjë: Trajtojmë informacion mbi Bashkimin Europian dhe kontributin tonë qe vendi të anëtarësohet sa më shpejt. Lojra dhe konkurs me kryeqytetet e shteteve europiane dhe skuadrat e futbollit.

Në mbeshtetje dhe  sektorët: Drejtoria e  Turizmit dhe Trashegimisë Kulturore,për të njohur dhe vlerësuar asetet turistike te vendlindjes;

Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për të vlerësuar traditën dhe pasurinë jomateriale të folklorit si pjesë të identitetit kombëtar;

Drejtoria e Sherbimit Social, do te integrojë pjesëmarrësit në ambientet e Qendrës Ditore “Motrat Qirjazi” për të kuptuar se si  vullnetarizmi shërben  në komunitet;

Perfaqësues të Adzm per zonën e Kolonjës, të cilët do të na shoqërojnë në Parkun e Qytetit për tu njohur me vlerat e edukimit mjedisor dhe si ta  bejme pjesë të rutinës sonë të përditshme vizionin e gjelbër.

Mund të bëheni pjesë duke ndjekur linkun me formatin e regjistrimit, ose duke u paarqitur në ambientet e bashkisë Kolonjë, ku do t’ju asistojë specialistja e Njësisë së Integrimit.

APLIKO TANI: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSefOK50zB7Y9Fxz-jDkDLIz06g7TN42hJGpB6ZmdfYrTe9fwg/viewform

Shihemi së shpejti!

Bashkia Kolonje çel sezonin turistik në Kolonjë me 4 ditë evente

Bashkia Kolonje promovoi çeljen e sezonin turistik në Kolonjë me 4 ditë evente, nga dita 29 Maj deri në 1 Qershor. Sipas programit te aktiviteteve, ne date 29 Maj do te zhvillohet “Rin Show”, me te të rinjtë e te rejat e talentuar nga i gjithë qarku i Korçës.

 

Na date 30 Maj 2024 shfaqet pjesa teatrale “Martesë me kushte”, me aktoret e talentuar Olta Daku dhe Gaz Gjoka.

 

Ne date 31 Maj bujtinat dhe restorantet kolonjare shtrojnë darkë për 200 personalitete shqiptare nën performancën e ansamblit kolonjar

 

Ne date 1 Qershor 2024, këngëtari i famshëm Ylli Limani do jape nje koncert në Ersekë në sheshi “Rilindja”, duke i premtuar ne dite te paharrueshme per adhuruesit e muzikes shqip.

 

Thirrje për projekte për Celjen e Sezonit Turistik nga Drejtoria e Artit, Kulturës, Sportit dhe Turizmit

Drejtoria e Artit, Kulturës, Turizmit dhe Sportit në Bashkinë e Kolonjës është duke realizuar një aktiviteti 4-ditor me titull “Celja e Sezonit Turistik”. Në këtë aktivitet 4-ditor janë përzgjedhur tashmë disa aktivitete që përfshijnë Teatrin , Muzikën dhe Promovimin e talenteve të reja. Njërës prej ditëve do ti lihet hapësirë promovimit të Turizmit dhe Kulinarisë.

AlbaniaUSA