Matura 2018

Maturantët e gjimnazit “Petro Nini Luarasi” festuan ditën e hënë kurorëzimin me sukses të përpjekjeve të tyre disavjeçare në rrugën e dijes. Festës së tyre , e cila u organizua në sheshin “Rilindja” iu bashkuan përfaqësuesit e Bashkisë Kolonjë, drejtoresha e shkollës si dhe familjarë të maturantëve. Z.Thoma Zisi dhe znj. Zamira Meto uruan maturantët për përfundimin me sukses të ciklit të arsimit të mesëm dhe i siguruan ata se ky është njëri prej stacioneve drejt rrugës së arsimimit, për të qenë qytetarë dhe kontribues të denjë në të ardhmen për vendin e tyre.

6 Korriku Borove , Barmash

Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Z. Ilia Stefo, së bashku me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, Znj.Susanne Schutz dhe familjarë të viktimave kanë zhvilluar homazhe në nderim të 107 martirëve të vrarë në Masakrën e Borovës me rastin e 75-vjetorit të vdekjes së tyre . Në fjalën e saj përshëndetëse ambasadorja Schulz përcolli një mësim qëndor prej tmerrreve të së shkuarës duke përkujtuar se së bashku ato ngjarje të dhimbshme, në një bashkëprani besimplote me njëri-tjetrin do të sigurojnë një të ardhme të paqtë për vete dhe brezat që do të vinë. Arsyeja kryesore e kësaj masakre ishte goditja e parë që morrën trupat gjermane në pritën e Barmashit, e cila sipas tyre duhet të merrte një përgjigje brutale, me qëllim që të fitohej qetësia dhe partizanët shqiptarë të mos pengonin më lëvizjen e trupave të Divizionit 1 Alpin përgjatë tri javaveve nëpër tokën shqiptare.

 

AlbaniaUSA