KY AKTIVITET ORGANIZOHET NË KUADRIN E PROJEKTIT: “NGRITJA E MEKANIZMIT TË KOORDINUAR TË REFERIMIT TË RASTEVE TË DHUNES NË FAMILJE NË BASHKINË KOLONJË”

Dhuna në familje është një problem i përhapur social, shëndetësor global, që kapërcen kufijtë dhe ndodh në të gjitha kulturat dhe shoqëritë.Është një fenomen që ndikon negativisht në integritetin fizik, psikologjik, ekonomik dhe social, sidomos të pjesës më të ndjeshme të shoqërisë: grave, fëmijëve dhe të moshuarve. Duke qenë se dhuna në familje shpesh ndodh pas dyerve të mbyllura dhe nuk diskutohet, pranohet apo trajtohet hapur në shoqëri, viktimat përgjithësisht vuajnë në heshtje.
Sot ne organizuam një aktivitet ndërgjegjësues me gra në Bashkinë Kolonjë. Aktiviteti u zhvillua ne ambientet e Biblotekës së Qytetit “Skënder Luarasi”.
Fokusi i aktivitetit ishte rritja e ndërgjegjësimit për raportimin e dhunës me bazë gjinore, njohja me mekanizmat dhe shërbimet ekzistuese dhe crrënjosja e sterotipeve gjinore.
Video “Besa e Doruntinës” shërbeu për të hapur diskutimin mbi cështjen e roleve gjinore.
Gjatë aktivitetit u nda mesazhi se nuk mund të arrihet një e ardhme e barabartë me gra dhe vajza që përballen me dhunë në familje dhe forma të tjera të dhunës me bazë gjinore.
Format e dhunës në familje, Format e dhunës ndaj fëmijëve, Mjetet ligjore për mbrojtjen nga dhuna në familje, Mbrojtja për fëmijët e dhunuar, Mekanizmi i Koordinuar i Referimit dhe shërbimet ekzistuese për të mbijetuarat e dhunës në familje, roli I komunitetit në shkolla në edukimin dhe koncepte të qarta të barazisë gjinore, diskutimi I videos “Besa e Doruntinës” në shkolla dhe kopshte në Ersekë ishin disa nga temat e diskutuara në aktivitet.
Pjesëmarrësit e aktivitetit ndërgjegjësues :
Kordinatore vendore kunder dhunes ne familje : Anjeza Konini
Shërbimi Social Kolonjë : Elgjeralda Xhelollari
Specialiste e Ndihmës Ekonomike: Artjola Dajlani
Psikologe e Shkollës së Gjimnazit : Greta Prifti
Psikologe e Shkollës 9-vjecares: Xhensiona Lumani
Këshilltare Bashkiake: Aurela Rustemi
Këshilltare Bashkiake: Alma Zeneli
Sekretare e Këshillit Bashkiak: Katerina Ilia
Drejtoria e Financës: Sofika Rexhepi
Kopshti “ Maria Gjergo”: Ervina Kolami
PNUD: Aurela Bozo, eksperte e barazisë gjinore dhe kundër dhunës në familje
Ky aktivitet u organizua nga Bashkia Kolonjë në kuadër të projektit “FORCIMI I MEKANIZMIT TË KOORDINUAR TË REFERIMIT TË RASTEVE TË DHUNES NË FAMILJE NË BASHKINË KOLONJË”, me mbështetjen e UNDP Shqipëri në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si pjesë e Programit të Përbashkët të OKB-së “T’i japim fund Dhunës ndaj Grave në Shqipëri”, me fondet e Qeverisë së Suedisë.

Njoftim nga Zyrat e Postës Shqiptare në Kolonjë, për tërheqjen e pensionit!

Të dashur qytetarë!
Në kuadër të masave të marra për shkak të pandemisë COVID-19 për eleminimin e rradhëve dhe grumbullimeve masive që krijohen pranë Zyrave të pagesave të pensioneve, Posta Shqiptare duke filluar nga data 1 dhjetor 2020 dhe në vijim, shërbimn e pagesave të pensioneve do ta kryejë në adresë të pensionistëve.
Kërkojmë bashkëpunimin tuaj që të këshilloni prindërit dhe gjyshërit që të mos paraqiten në Zyrë Postare , si dhe t’i ndihmoni këta të fundit që për çdo paqartësi të na kontaktojnë në mënyrat tona të kontaktit si më poshtë:
  • Zyra postare Ersekë
+355 69 842 7735 Mirela Mitrollari
  • Zyra postare Leskovik
+355  69 784 2436 Rezarta Kardhiqi
Ju falenderojmë për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin,
Posta Shqiptare Shpejt, Sigurt, Kudo!

” T’i japim fund Dhunës ndaj Grave në Shqipëri”

Më datën 26 Nëntor 2020, u organizua Takimi i Komitetit Drejtues të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të rasteve të dhunës në familje (MKR), pranë Bashkisë Kolonjë.

Kryetari i Bashkisë Kolonjë Z.Erion Isai, Nën kryetare e Bashkisë Kolonjë Znj.Eljona Mydini, dhe drejtues e përfaqësues të institucioneve, anëtare të Komitetit Drejtues të Mekanizmit të
Koordinuar të Referimit të rasteve të dhunës në familje pranë Bashkisë Kolonjë morën pjesë në takim.
Disa nga cështjet që u diskutuan ishin: prezantimi i projektit “Forcimi i Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të rasteve të dhunës në familje pranë Bashkisë Kolonjë”, roli i Komitetit Drejtues të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të rasteve të dhunës në familje, përvoja dhe mësime.
Në përfundim, anëtarët e Komitetit Drejtues të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të rasteve të dhunës në familje firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit të përditësuar me ndryshimet e fundit të ligjit nr.9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, i ndryshuar.
Drejtuesit e institucioneve përgjegjëse pritet të rikonfirmojnë specialistin teknik, që do të marrë pjesë në mbledhjet e ekipit teknik ndërdisiplinar të MKR Kolonjë.
Ky aktivitet organizohet nga Bashkia Kolonjë me mbështetjen e UNDP Shqipëri në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale(Znj.Edlira Papavangjeli), si pjesë e Programit të Përbashkët të OKB-së ” T’i japim fund Dhunës ndaj Grave në Shqipëri”, me fondet e Qeverisë së Suedisë.

AlbaniaUSA