
NJOFTIM “Mbi skemën mbështetëse në bujqësi, blektori e bletari” (27 Mars – 19 Prill 2024).


Falë insistimit të bashkisë Kolonjë, investimit nga ana e Ministrisë së Kulturës dhe përkushtimit të drejtorisë së Monumenteve të Kulturës Korçë sot kisha e Shën Mërise në Barmash është totalisht e rikonstruktuar. Kisha e Shën Mërisë është monument i kategorisë së parë, me vlera të mëdha, e cila i përket shekullit të XVI
Në date 20 Dhjetor 2023, këshilli bashkiak i Bashkise Kolonjë miratoi Buxhetin e vitit 2024. Ky eshte buxheti më i madh në historinë e Bashkise Kolonjë. Kryetari i Bashkise Kolonje Erion Isai ka falenderuar keshilltaret per vendimarrjen e rendesishme e cila u realizuar pas nje cikli konsultimesh me publikun dhe te gjitha grupet e interesit. Ai gjithashtu falenderuar qeverinë shqiptare e cila akordoi mbi 500 mln lek mbështetje për Bashkine Kolonje gjate vitit 2024.
Ofrimi i shërbimeve cilësore për qytetarët mbetet në fokusin e Bashkisë Kolonje. Menaxhimi i mbetjeve, duke u përafruar me standardet e BE eshte hapi i rradhes ka jane perqendruar perpjekjet e Bashkise. Reduktimi, riperdorimi, ndarja e mbetjeve në burim dhe riciklimi është sfida e përbashkët, te cilan Bashkia po mundohet ta adresoje se bashku me qytetaret. Secili prej nesh kontribuon për një mjedis më të pastër, për jetese më të shëndetshme!