NJOFTIM “Mbi skemën mbështetëse në bujqësi, blektori e bletari” (27 Mars – 19 Prill 2024).

Të nderuar Fermerë /Grup Fermerësh !
a-Për tufën bazë të matrikulluar masa 1;2;3, 10-50 krerë lopë,100-300 krerë kafshë prodhimi të imëta,50-150 zgjoje bletë (jo më pak se 50 zgjoje në një park);
Për krerët mbi kufirin maksimal mbështetja zvogëlohet në 50% të vlerës (përjashtohen
nga ky rregull grupi i fermerëve).
b- Mbështetje me naftë për kryerjen e punimeve të mekanizuara. (sip. e fermës nga 1-10 ha)
-Për sipërfaqen mbi 10 ha mbështetja
zbret në 50% të vlerës, (përjashtohen nga ky rregull grupi i fermerëve).
c-Mbështetje për bimë aromatike mjekësore sip.fermës nga 1-10ha,mbi 10 ha masa zvogëlohet në 50% të vlerës. (përjashtohen nga ky rregull grupi i fermerëve).
d-Grupet e fermerëve krijohen me 7 anëtarë dhe cdo grup do të përfitoje 100% të vlerës. Në aplikim grupi do të ketë përparësi.
Dokumentat që duhen për aplikim :
1-NIPT i fermerit(aktiv)
2-Çertifikatë pronësie (+ hartë treguese + kartelë) ose AMTP (Tapi e tokës ) ose
Kontratë Qiramarrje me të gjithë elementët tregues ( kontratat të noterizuara, ose
të vërtetuara nga Administratori i Njësisë Vendore).
3-Kartë Identiteti ose Pasaportë ;
4-Vërtetim për Nr.Llogari bankare;
5-Lutemi përditësoni adresën në portalin e-albania si biznes.
Prioritet për të gjitha masat do të kenë grupet e fermerëve.
Për çdo sqarim drejtohuni pranë Sektorit të Bujqësisë-Bashkia Kolonjë apo Njësive Administrative.
Sportelet tona do të jenë në dispozicion Tuaj për t’ju mbështetur në plotësimin e dokumentave dhe aplikimin për të gjitha masat mbështetëse.

Keshilli Bashkiak Kolonje voton Buxhetin 2024, me i larti në gjithë historikun e Bashkise

Në date 20 Dhjetor 2023, këshilli bashkiak i Bashkise Kolonjë miratoi Buxhetin e  vitit 2024. Ky eshte buxheti më i madh në historinë e Bashkise Kolonjë. Kryetari i Bashkise Kolonje Erion Isai ka falenderuar keshilltaret per vendimarrjen e rendesishme e cila u realizuar pas nje cikli konsultimesh me publikun dhe te gjitha grupet e interesit. Ai gjithashtu falenderuar qeverinë shqiptare e cila akordoi mbi 500 mln lek mbështetje për Bashkine Kolonje gjate vitit 2024. 

Menaxhimi i mbetjeve ne Bashkine Kolonje duke u përafruar me standardet e BE.

Ofrimi i shërbimeve cilësore për qytetarët mbetet në fokusin e Bashkisë Kolonje. Menaxhimi i mbetjeve, duke u përafruar me standardet e BE eshte hapi i rradhes ka jane perqendruar perpjekjet e Bashkise. Reduktimi, riperdorimi, ndarja e mbetjeve në burim dhe riciklimi është sfida e përbashkët, te cilan Bashkia po mundohet ta adresoje se bashku me qytetaret. Secili prej nesh kontribuon për një mjedis më të pastër, për jetese më të shëndetshme!

AlbaniaUSA