Axhenda: Takim me qytetaret

Takim me qytetarët

Zhvillimi i takimeve konsultuese në qytetet Ersekë dhe Leskovik, si dhe në fshatrat e Bashkisë Kolonjë, me qëllim informimin mbi punët dhe investimet e realizuara gjatë vitit 2026, si dhe evidentimin e nevojave dhe prioriteteve të komunitetit për planifikimin e ndërhyrjeve dhe investimeve për vitin 2027.

 

Për të zbritur axhenden klikoni AXHENDA DEGJESAT

 

📢 28 Shtator – Dita Ndërkombëtare e të Drejtës për Informim

Transparenca është një e drejtë e çdo qytetari dhe një përgjegjësi e institucioneve publike. 🇦🇱

📌 Informohu për të drejtat e tua.
📌 Kërko informacionin që të takon.
📌 Drejtoju autoriteteve publike me kërkesën tënde.
📌 Kërko përgjigje dhe transparencë brenda afateve ligjore.

Informimi sjell transparencë, ndërsa transparenca forcon përgjegjshmërinë publike.

🔎 “Transparenca i jep zë qytetarit dhe përgjegjësi pushtetit.”

AKADEMIA PËR ZHVILLIMIN E QEVERISJES VENDORE

Njohuri dhe aftësi për një qeverisje vendore më të mirë

Akademia e Trajnimit për Qeverisjen Vendore në Shqipëri (TALGA) mbështet zhvillimin profesional të të zgjedhurve dhe punonjësve të qeverisjes vendore, si edhe forcimin e kapaciteteve institucionale. Në qendër të veprimtarisë së saj është përgatitja e një administrate vendore më të aftë për t’iu përgjigjur nevojave të komuniteteve dhe sfidave të zhvillimit vendor.

Përmes trajnimeve të specializuara, burimeve profesionale dhe shkëmbimit të praktikave të mira, TALGA ndihmon në lidhjen e njohurive me punën e përditshme. Të nxënit e vazhdueshëm dhe mjetet digjitale mbështesin përmirësimin e aftësive, vendimmarrjen e informuar dhe ofrimin e shërbimeve publike cilësore.