Thirrja XI e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës

Ju informojmë se më datë 02 Korrik 2026 është hapur zyrtarisht Thirrja XI e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës. Programi u ofron mundësinë të rinjve të moshës 21–29 vjeç, të diplomuar në një program studimi të ciklit të parë (Bachelor) ose të ciklit të dytë (Master), të zhvillojnë një praktikë pune pranë institucioneve publike, duke përfituar:

 

* Praktikë pune 3-mujore;
* Kompensim financiar në formën e trajtimit ushqimor;
* Program trajnimi të zhvilluar nga ASPA;
* Mundësi për punësim me kontratë pune 1-vjeçare, në përputhje
me legjislacionin në fuqi.

Afati i aplikimit për kandidatët është deri më 16 Gusht 2026.

 

Aplikimi kryhet vetëm online në platformën zyrtare:
https://praktika.rinia.gov.al.

Për më shumë informacion mbi kriteret e aplikimit, procedurat, dokumentacionin dhe detajet e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, ju lutemi referojuni faqes zyrtare të programit.

 

Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe kontributin tuaj në zbatimin me sukses të Thirrjes XI.

 

Me respekt, AGJENCIA KOMBËTARE E RINISË

Rr. “Naim Frashëri”, nr.37, Tiranë, Shqipëri

email: [email protected]

www.rinia.gov.al

 

Takim pune dhe trajnim ne lidhje me administrimin e emergjencave verore maj- tetor 2026,me kryetaret e fshatrave, ne Leskovik Q.Leskovik

Gjate takimit u trajtuan keto çështje:
1.Informimi dhe ndergjegjesimi i publikut.
2.Ruajtja e ekonomise pyjore.
3.Percaktimi i rregullave per marrjen e masave parandaluese per zjarret ne siperfaqe pyjore.
4.Forcimi i sistemit te vrojtimit.
5.Kryerja e veprimeve dhe nderhyrja ne rast zjarri ne zonat pyjore.
6.Përdorimi i të gjitha burimeve të mundshme për lokalizimin e zones,pergjigjes ndaj fatkeqesise

 

Menaxhimi financiar dhe kontrolli në sektorin publik

Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve profesionale, Sektori i Auditit të Brendshëm zhvilloi trajnimin me temë: “Menaxhimi financiar dhe kontrolli në sektorin publik”.

Ky sesion trajnues synoi thellimin e njohurive mbi mekanizmat e kontrollit të brendshëm dhe menaxhimin efikas të fondeve publike. Pjesëmarrësit patën mundësinë të diskutojnë mbi aspekte kritike si:

  1. Kuadri ligjor dhe standardet e MFK-së
  2. Metodologjitë e menaxhimit të riskut dhe kontrollit praktik.
  3. Rëndësia e monitorimit, auditimit dhe raportimit vjetor në funksion të llogaridhënies.

Ky aktivitet është pjesë e një cikli trajnimesh të planifikuara që do të vazhdojnë të zhvillohen përgjatë gjithë vitit, me qëllim avancimin e vazhdueshëm të kompetencave të stafit tonë.

Ai rikonfirmon angazhimin e institucionit tonë për zbatimin e praktikave më të mira në menaxhimin financiar dhe rritjen e integritetit të proceseve të punës.

AlbaniaUSA