Bashkia Kolonje hap thirrjet për mbështetje të projekteve për vitin 2027 të cilat synojnë organizimin e aktiviteteve me impakt kulturor, artistik, sportiv, rinor dhe turistik në qytetin e Ersekës. Për çdo periudhë janë përcaktuar prioritete specifike, duke synuar të ndërtohet një kalendar i qëndrueshëm dhe i larmishëm aktivitetesh që pasurojnë jetën publike dhe promovojnë vlerat e zonës.
2027
A. ARTI – KULTURA – TURIZMI
1.Shfaqje teatrale për të rritur edhe fëmijë
Iniciativa që pasurojnë skenën artistike dhe sjellin te publiku forma të ndryshme të artit skenik.
2. Aktivitete festive
Evente me karakter kulturor, artistik ose social që promovojnë kreativitetin dhe ndërveprimin komunitar.( Në kuadër të festave në datat : 14 Shkurt 7 Mars, 8 Mars, 14 Mars, 28-29 Nëntor, 8 Dhjetor)
- Projekte muzikore ne kuadër të celjes së sezonit muzikor.
- Organizime festive për promovimin e zonës.
- Nisma në natyrë dhe promovimi i zonave rurale
- Promovimi i gastronomisë sezonale
- Projekte në kuadër të “Ditës së Trashëgimisë Kulturore”
- Festivale Tematik
- Projekte Bashkëfinancimi
B. SPORTI
- Festivali i Sporteve për Fëmijë
Një ditë e dedikuar për lojëra sportive, gara shpejtësie, stafetë, mini-futboll, basketboll dhe aktivitete argëtuese.
C. RINIA
- Promovimi i talenteve në kengë, kërcim dhe teatër
- Promovimi i kinematografisë
Mundësi për të rinjtë që të performojnë dhe të afirmohen në fusha artistike


