Takim pune dhe trajnim, ne lidhje me administrimin e emergjencave verore maj-tetor 2026.

Sot u zhvillua takimi nga strukturat e Bashkise Kolonje me kryetaret e fshatrave te NJ.A. Qender Erseke, Mollas- Çlirim, ne zbatim te programit te masave te bashkise Kolonje, ne lidhje me administrimin e emergjencave verore maj- tetor 2026 , te programit të informimit dhe programit te trajnimit.

Gjate ketij takimi u trajtuan keto çështje:
1.Informim dhe ndergjegjesim i publikut.
2.Percaktimi i rregullave per marrjen e masave parandaluese per zjarret ne siperfaqe bujqesore.
3.Ruajtja e ekonomise dhe pasurise natyrore nga zjarret, ne bashkine Kolonje.
4.Forcimi i sistemit te vrojtim sinjalizimit
5.Kryerja e veprimeve dhe nderhyrja ne rast zjarri ne zona pyjore.
6.Perdorimi i te gjitha burimeve te mundshme per lokalizimin e zones,pergjigjes ndaj fatkeqesise .

 

 

Takim i Komisionit të Mbrojtjes Civile

Në datën 8.5.2026, u zhvillua takimi i KMC ne bashkinë Kolonjë,në lidhje me administrimin e emergjencave civile verore për periudhën maj- tetor 2026.
Puna do të vazhdojë në këto drejtime:
1.Zbatimi i planit te masave në lidhje me menaxhimin e fatkeqësive.
2.Sigurim i komunikimit të vazhdueshëm me të gjitha stukturat.
3.Informim i publikut .
4.Organizimi i trajnimeve në fushën e mbrojtjes civile.
5.Forcim i sistemit të vrojtim- sinjalizimit.
6.Të sigurohet reagim i shpejtë, efektiv dhe i koordinuar i stukturave operacionale të mbrojtjes civile.
7.Raportim në kohë dhe në vazhdimësi, për çdo situatë që mund të kemi.

AlbaniaUSA