Zhvillimi i takimeve konsultuese në qytetet Ersekë dhe Leskovik, si dhe në fshatrat e Bashkisë Kolonjë, me qëllim informimin mbi punët dhe investimet e realizuara gjatë vitit 2026, si dhe evidentimin e nevojave dhe prioriteteve të komunitetit për planifikimin e ndërhyrjeve dhe investimeve për vitin 2027.

Transparenca është një e drejtë e çdo qytetari dhe një përgjegjësi e institucioneve publike. 🇦🇱
📌 Informohu për të drejtat e tua.
📌 Kërko informacionin që të takon.
📌 Drejtoju autoriteteve publike me kërkesën tënde.
📌 Kërko përgjigje dhe transparencë brenda afateve ligjore.
Informimi sjell transparencë, ndërsa transparenca forcon përgjegjshmërinë publike.
🔎 “Transparenca i jep zë qytetarit dhe përgjegjësi pushtetit.”

Njësia e Auditit të Brendshëm në Bazën Llogara organizoi një trajnim me fokus administrimin dhe menaxhimin e shkresave zyrtare, si dhe ndjekjen e rekomandimeve të auditimit të brendshëm. Trajnimi synoi rritjen e efektivitetit në dokumentimin, komunikimin zyrtar dhe monitorimin e zbatimit të rekomandimeve të auditimit.
