Bashkia Kolonjë në mbyllje të ditës së trashëgimisë kulturore organizoi një koncert madhështor në shenjë falenderimi për të gjithë pjesëmarrësit.

Të pranishëm në këtë koncert ishin “Bilbili i Përmetit” Vaskë Curri, grupi muzikor “As e vogël, as e madhe”, këngëtarja e talentuar Ertea  Veis, grupi i valles së djemve dhe vajzave kolonjare, të cilët ndezën sheshin “Rilindja” deri në mesnatë.

Mbrëmje të tilla festive dhe atmosferë të ngrohtë do të ketë gjithmonë në Kolonjë, pasi ku ka artistë të talentuar ka edhe projekte të veçanta kushtuar publikut.

 

AlbaniaUSA