Rregjistrim vdekje
Vdekja mbahet në Zyrën e Gjëndjes Civile ku ka vendbanimin personi i vdekur. Afati i rregjistrimit të vdekjes është 10 ditë për vdekjet e ndodhura brenda shtetit, dhe 30 për ato jashtë vendit.
Përmbajtjen e aktvdekjes e plotësohet në skedë nga mjeku i cili shënon shkakun e vdekjes. Mbahet aktvdekja nga nëpunësi i Zyrës së Gjëndjes Civile dhe jepen dy çertifikata vdekjeje, një për shpenzime varrimi dhe një për pagese varrimi si dhe leja e varrimit.
* Ç’rregjistrimi në Zyrën e Gjëndjes Civile bëhet nga një pjesëtar i familjes ose një i afërm.
* Përsa i përket vdekjeve aksidentale plotësohet një skedë nga mjeku ligjor.
* Në rast se kalon afati i mbajtjes së aktit të vdekjes, ajo bëhet me vendim gjykate.