Warning: Invalid argument supplied for foreach() in /home/bashkian/public_html/kolonja.gov.al/wp-content/plugins/core-rollback/src/Core.php on line 55
Regjistrim lindje | Miresevini ne faqen zyrtare te Bashkise Kolonje

Rregjistrim lindje

Lindja rregjistrohet në Zyrën e Gjëndjes Civile ku kanë vendbanimin prindërit.

Për çdo lindje që regjistrohet brenda 60 nga dita e lindjes për fëmijët e lindur në shqipëri dhe 90 ditë për fëmijët e lindur jashtë prindërit përfitojnë shpërblim 5000 lek.

 

Lista e dokumentave:
1- Për lindjet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë
– Fotokopje e dokumentit të identifikimit të subjektit të interesuar / Prokurë e Posaçme
– Skedën e lindjes të lëshuar nga mjeku pasi është dokumenti që vërteton lindjen e shtetasve
2- Për fëmijët e lindur jashtë territorit të Shqipërisë nga shtetas Shqiptarë me banim të përhershëm në Shqipëri ( deklarimi është bërë pranë Përfaqësive Diplomatike ose Konsullore Shqiptare, ose në Shërbimin e Gjendjes Civile të atij vendi ku ka ndodhur lindja)
– Fotokopje e dokumentit të identifikimit të subjektit të interesuar / Prokurë e Posaçme
– Aktin e lindjes të mbajtur jashtë shtetit i cili duhet të jetë:
a) Legalizuar me vulë Apostile
b) I përkthyer në gjuhën Shqipe dhe i noterizuar

Dokumenti i lëshuar nga Zyra e Gjëndjes Civile pasi përkthehet vuloset nga konsullata ose Ambasada Shqiptare dhe e atij vendi.
Shtetet që kanë hyrë në Konventën e Hagës iu vihet vula Apostile.
Rregjistrimin e fëmijës e bën një nga prindërit ose në mungesë të tyre një i afërm me dokument identifikimi.
Emrin e fëmijës e caktojnë prindërit.

Prindërve ju jepen dy çertifikata një për shpërblim dhe një për efekt dokumenti.

 

– Afati: Në momentin e aplikimit
Vendi:pranë cdo Zyre të Gjëndjes Civile në Bashkinë Kolonjë

AlbaniaUSA