Ndarje familjare dhe bashkim familjar

Çdo shtetas i veçantë që shkëputet nga familja e tij dhe bashkohet me një familje tjetër ose krijon një ekonomi familjare të veçantë, të ndarë nga familja e parë, ka të drejtë të kërkojë që të regjistrohet në fletën e familjes me të cilën bashkohet, ose në një fletë tjetër si familje e veçantë.
Dokumentat që duhen për ndarje familjare janë :

* kërkesë ku të vihet adresa dhe arsyeja e ndarjes apo bashkimit familjar
* çertifikatë familjare
* vërtetim nga rajoni (ku të bëhet shënim nga kryetari i rajonit që të bëhet ndarja familjare)

Për bashkim familjar duhen nga të dy palët nga një kërkesë, nga një çertifikate familjare si dhe mendimi nga rajoni.
Dokumentat dorëzohen në Zyrën e Gjëndjes Civile tek nënpunësi përkatës.

AlbaniaUSA