Rregjistrimi i martesës

Martesa rregjistrohet në Zyrën e Gjëndjes Civile të vendbanimit të nuses ose të dhëndrit.

* Për lidhje martese duhet që bashkëshortet, si vajza dhe djali të kenë mbushur moshën 18 vjeç

* Përpara lidhjes së matëses, nënpunësi i Gjëndjes Civile bën shpalljen e saj. Për këtë duhet të paraqiten pranë zyrës të dy bashkëshortët të cilët duhen të paraqitin një kërkesë dhe dy çertifikata lindje me shënimin “për shpallje martese”
* Lidhja  e martesës (celebrimi) bëhet pas 10 ditësh. Të dy bashkëshortët duhet të dorëzojnë çertifikatë për lidhje martese me fotografi. Afati i lidhjes së martese është deri 1 vit nga dita e shpalljes së martesës.

Në rastin kur njeri nga bashkëshortët është shtetas i huaj dhe lidhja e martesës bëhet pranë një zyre të gjëndjes civile në Shqipëri, proçedura është e njëjtë:

* Të dy bashkëshortët duhet të jenë prezent për shpalljen e martesës, shtetasi i huaj duhet të ketë çertifikatë lindje dhe një dokument nga gjëndja civile e qytetit ku jeton, ku të vërtetohet leja e martesës, që ai ose ajo është i lirë për të kryer martesë.
* Këto dokumenta duhet të jenë të legalizuara nga ambasada apo konsullata shqiptare në vendin respektiv, dhe me vendet që kanë hyrë në Konventën e Hagës duhet vulë Apostile.

* E njëjta proçedurë ndiqet edhe për lidhje martese të një shtetasi(e) në një vend të huaj. Edhe në këtë rast  bëhet shpallja e martesës në gjëndjen civile në Korçë dhe mbas afatit 11ditor, personi i interesuar pajiset me një çertifikatë lindje për lidhje martese në shtetin tjetër.

AlbaniaUSA