Njësia Administrative Leskovik do të ketë tashmë zyrën e re të aplikimeve për dokumente biometrike.

Qytetarët e  Leskovikut dhe të zonave rurale përreth do të kursejnë shpenzimet dhe nuk do të presin më në rradhë për t’u pajisur me karta identiteti dhe pasaporta biometrike.

Hapja e kësaj zyre me standarte europiane, për një shërbim të shpejtë dhe cilësor u mundesua falë bashkëpunimit të Bashkisë Kolonjë me Ministrinë e Brendshme dhe Koncesionarin e prodhimit të dokumenteve biometrike.

 

AlbaniaUSA