Rikonstruksioni i rruges hyrese ne Selenicë

Banorët e fshatit Selenicë do të kenë një rrugë të re, pasi Bashkia Kolonjë ka filluar rikonstruksionin e rrugës hyrëse.

Investimi financohet nga qeveria shqiptare me një vlerë  totale prej gati 26 milionë lekë të reja.

Kryebashkiaku i Kolonjës, Ilia Stefo, inspektoi punimet  dhe siguroi banorët se gjatë këtij viti, institucioni që ai drejton  do të ketë si prioritet kryerjen e investimeve në çdo fshat.