Inagurimi i parkut Arben Malo

Bashkia Kolonjë, së bashku me ndihmën e huaj sllovene inaguruan sot projektin e pyllëzimit në Rehovë.

Ky projekt ishte iniciativë e kryetarit, Arben Malo, I cili është ndarë nga jeta pak kohë më parë.

Parku prej 40 ha, në të cilin janë mbjellë 70.000 fidanë do të mbajë emrin “Arben Malo”.

Të pranishëm në këtë event ishin kryetari i bashkisë, Z. Ilia Stefo, ambasadorja e Sllovenisë në Shqipëri Sh.S. Lea Stancic, drejtori i CMSR, Sloveni, Z. Gašper Jež, Znj Elvana Zhezha si edhe ekspertë sllovenë dhe shqiptarë që punuan me dedikim për këtë projekt i cili u zbatua nga BCCD.

Parku do të shërbejë për të zbutur efektet e ndryshimit klimaterik, rritjen e sipërfaqes me pyje dhe mbrojtjen e tokës nga erozioni.

“1”]