5 Maji

IMG_2795          IMG_2796

Me rastin e 5 Majit, Kryetari i bashkisë, Ilia Stefo, së bashku me Komitetin e Veteranëve dhe Organizatën e familjes së dëshmorëve organizuan një përkujtimore për 150 dëshmorët e Kolonjës që dhanë gjakun e tyre për lirinë e atdheut.


Përveç tyre në këtë ceremoni morrën pjesë veteranë, pasardhës të dëshmorëve dhe nxënës të shkollave, të cilët me flamuj e tufa lulesh në duar u përulën ndaj të rënëve për të përkujtuar këtë ditë.

IMG_2804            IMG_2838


IMG_2841           IMG_2859


IMG_2873            IMG_2888


 

Mbas ekzekutimit të himnit kombëtar u organizua një kokteil me të gjithë pjesëmarrësit. Fjala e rastit u mbajt nga kryetari i bashkisë, Ilia Stefo dhe përshëndetën këtë ditë kryetari i Komitetit të veteranëve të rrethit, Tahir Nuro e kryetari i Organizatës së familjes së dëshmorëve, Jani Dhimitri.

Ky i fundit shpërndau edhe 12 tituj nderi me motivacion për anëtarë nderi të organizatës të familjes së dëshmorëve.

IMG_2909           IMG_2937


IMG_2960            IMG_2976


IMG_2995             IMG_2980