HISTORIA

 Erseka është një qytet në rrethin e Kolonjës me rreth 7.750 banorë. Qyteti ndodhet në juglindje të Shqipërisë i vendosur mbi Pllajën e Kolonjës e përballë Malit të Gramozit.
Erseka është krijuar rreth vitit 1768. Fillimisht qyteti ka pasur rreth 100 shtëpi banorë të ardhur nga fshatrat përreth dhe të vendosur buzë rrugës që lidhte Korçën me Leskovikun.

GJEOGRAFIA

Erseka shtrihet në pjesën juglindore të Shqipërisë, ajo bën pjesë në krahinën malore juglindore të vendit. Erseka është kryeqendra e rrethit të Kolonjës. Ajo është pozicionuar në brendësi të Pllajës së Kolonjës, e cila ka një lartësi prej rreth 1100 m. mbi nivelin e detit. Pllaja e Kolonjës është njësia fiziko-gjeografike më e rëndësishme për këtë zonë. Ajo gjendet në koordinatat gjeografike  20°47’03” në lindje, 27° 30erseka2” në perëndim, 40° 29′ 30″ në veri dhe 40° 05′ 00″ në jug. Në lindje të Ersekës ndodhet Mali i Gramozit me një lartësi prej 2523 m. mbi nivelin e detit, kurse në perëndim të saj ndodhet Mali i Radomit. Pragu i Qarrit e ndan këtë pllajë nga ajo e Korçës. Në jug të Ersekës shtrihet Malësia e Gërmenjit. Pllaja përshkohet nga një sërë përrenjsh, të cilët bashkohen në pell
gun ujëmbledhës të lumit të Osumit. Përrenjtë më të mëdhenj janë Përroi i Starjes dhe Përroi i Taçit. Përrenjtë e tjerë më të vegjël kanë karaktere stinore në aktivitetin e tyre. Në këtë zonë jeton pjesa më e madhe e popullsisë ersekase. Lumi i Osumit rrjedh tërthor pllajës në pjesën perëndimore të saj. Në këtë pllajë gjendet dhe vendbanimi parahistorik i Ollmit të Qinamit, i cili ndodhet në majë e një kodre në afërsi të fshatit Qinam, si dhe shpella e Kamnikut. Mali i Gramozit shërben si kufi ndarës i kësaj zone me shtetin grek. Rrëzëmalit janë vendosur një sërë fshatrash si Gjonçi, Taçi, Rehova, Kamnik, Starje, Kreshovë, Skorovot, Milec e Bezhanj.

DEMOGRAFIA

Popullsia e qytetit shkon në rreth 10000 banorë sipas regjistrimit të nëntorit 2010 me një përbërje 50,8 % meshkuj dhe 49,2 % femra. Dendësia mesatare e qytetit është rreth 3200 banorë për km². Rreth 65 % e popullsisë i përkasin besimit mysliman, rreth 33% atij ortodoks dhe 2 % atij protestant. Emigrimi dhe ulja e nivelit të lindjeve janë ndër faktorët më kryesorë që popullsia në Ersekë në vitet pas hyrjes së demokracisë ka shkuar gjithnjë e në rënie.

KULTURA

Erseka është një qytet me tradita të madha kulturore. Ndër vite ka pasur shumë qytetarë kolonjarë, të cilët kanë kontribuar sukseshëm në fusha të ndryshme të artit dhe kulturës. Ndër më të njohurit kanë qenë Petro Nini Luarasi, Papa Kristo Negovani Sevasti Qiriazi,Parashqevi Qiriazi, Agim Qiriaqi, Dhori Qiriazi, Jani Vreto, Faik Konica, Sali Butka, Gani Butka, Mersin Prodani, dhe Zalo Prodani, Themistokli Gërmenji, Zylyftar Poda, Spiro Bellkameni, Hasan Zyko Kamberi, Shahin Kolonja, Naum Vangjel Cerja dhe këngëtari Xhemal Shaini.

Mundësi Punësimi

Shiko postimet e cdo dite

December 2017
M T W T F S S
« Oct    
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031