Summer fest ne Kolonje

Summerfest në Kolonjë

Nën kujdesin e Bashkisë Kolonjë dhe disa bizneseve private Summerfest solli në Ersekë
këngëtarët e njohur të muzikës së lehtë shqiptare, Kozma Dushi dhe Liljana Kondakçi.
Mbrëmjes muzikore iu bashkua edhe klarinetisti i njohur, Aleks Xhelili, Grupi i Kolonjës dhe
zëri rinor i Kozma Qirjazit, të cilët i shtuan gjallërinë sheshit “Rilindja”.
Zërat e rrallë të Kozma Dushit dhe të Liljana Kondakçiut dhuruan emocione deri në mesnatë,
duke marrë duartrokitje dhe vlerësime nga artdashësit kolonjarë.