Përkujtohet 75-vjetori i Masakrës së Borovës

Përkujtohet 75-vjetori i Masakrës së Borovës

Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Z. Ilia Stefo, së bashku me ambasadoren e Republikës Federale të
Gjermanisë në Shqipëri, Znj.Susanne Schutz dhe familjarë të viktimave kanë zhvilluar homazhe
në nderim të 107 martirëve të vrarë në Masakrën e Borovës me rastin e 75-vjetorit të vdekjes së
tyre .
Në fjalën e saj përshëndetëse ambasadorja Schulz përcolli një mësim qëndor prej tmerrreve të
së shkuarës duke përkujtuar se së bashku ato ngjarje të dhimbshme, në një bashkëprani
besimplote me njëri-tjetrin do të sigurojnë një të ardhme të paqtë për vete dhe brezat që do të
vinë.
Arsyeja kryesore e kësaj masakre ishte goditja e parë që morrën trupat gjermane në pritën e
Barmashit, e cila sipas tyre duhet të merrte një përgjigje brutale, me qëllim që të fitohej qetësia
dhe partizanët shqiptarë të mos pengonin më lëvizjen e trupave të Divizionit 1 Alpin përgjatë tri
javëve nëpër tokën shqiptare.