Dita e Letersise Kolonjare

Dita e Letërsisë Kolonjare

Në fshatin Starje, Bashkia Kolonjë në bashkëpunim me Qendrën Kulturore “F.S.Noli”, me rastin
e Ditës së Letërsisë Kolonjare organizoi një aktivitet kushtuar autorit kolonjar, Hasan Zyko
Kamberi, ( satiriku i parë i letërsisë shqiptare) .
Aktiviteti nisi me vizitën në Tyrben e Hasan Zyko Kamberit në qendër të Starjes, më pas vijoi
me shfaqjen e dokumentarit kushtuar poetit kolonjar dhe një bisedë e lirë ndërmjet të ftuarve e
pjesëmarrësve të aktivitetit.
Në përfundim të aktivitetit u shtrua kokteil për të ftuarit tek sheshi i fshatit.