Festa e Matures 2018

Festa e Maturës, 2018

Maturantët e gjimnazit “Petro Nini Luarasi” festuan ditën e hënë kurorëzimin me sukses të
përpjekjeve të tyre disavjeçare në rrugën e dijes.
Festës së tyre , e cila u organizua në sheshin “Rilindja” iu bashkuan përfaqësuesit e Bashkisë
Kolonjë, drejtoresha e shkollës si dhe familjarë të maturantëve.
Z.Thoma Zisi dhe znj. Zamira Meto uruan maturantët për përfundimin me sukses të ciklit të
arsimit të mesëm dhe i siguruan ata se ky është njëri prejt stacioneve drejt rrugës së arsimimit,
për të qenë qytetarë dhe kontribues të denjë në të ardhmen për vendin e tyre.