Qytetar nderi i Kolonjes,Gani Malushi

Këshilli Bashkiak i Kolonjës i  dha  titullin “Qytetar Nderi i Kolonjës” (pas vdekjes) Gani Malushit!
Koloneli u vra 15 vite më parë në lagjen nr.8 të Durrësit. Ai ka mbajtur disa poste të rëndësishme si komandant i togës, komandant i repartit , shef i komisariatit nr.2 Tiranë, drejtor i Policisë së Qarkut Kukës e shumë të tjera. Vrasja e tij ka ngelur ende enigmatike.
“Komisari i hekurt” Gani Malushi do të mbetet gjithmonë shembull frymëzimi për brezat që do të militojnë në radhët e Policisë së Shtetit, pasi vuri në themel të punës së tij gjënë më të çmuar, jetën e tij!