75 vjetori i themelimit te batalionit “Hakmarrja”

Ditën e sotme , në fshatin Vodicë është përkujtuar 75-vjetori i formimit të batalionit të pare “Hakmarrja”.
Në nderim të kësaj date u organizua një ceremoni – homazh, ku titullarët e Bashkisë Kolonjë vendosën kurora me lule pranë lapidarit të fshatit në shoqërinë e një grupi fëmijësh të cilët kënduan këngë patriotike kushtuar themeluesve të batalionit.
Themelimi i batalionit “Hakmarrja” do të përkujtohet çdo vit me nderimet që meriton, si datë e rëndësishme historike në zonën e Kolonjës.