Panairi -Rehove

Në kuadër të promovimit të vlerave turistike, kulturore, historike, kulinarisë dhe prodhimeve tradicionale, Rehova ishte një ndër protagonistet e Festave Lokale të mbështetura nga MTM-ja dhe MBZHR-ja.
Ditën e shtunë, fshati i Rehovës mikëpriti këdo që donte të shijonte ajrin e pastër, gatimet tradicionale të realizuara nga grate e fshatit, të njihej më nga afër me punimet artizanale të zones, me jetën kolonjare nëpërmjet forografisë së Dhimitër Vangjelit, të gjitha këto në harmoni me kengen dhe vallen kolonjare.
Festa e Traditës do të zhvillohet çdo 19 maj në Rehovën piktoreske dhe të arkitekturës së veçantë, me synim tërheqjen e sa më shume vizitoreve.