Riparimi i rrugës në fshatinVodicë, Njësia Administrative Mollas

 

Në kuadër të investimeve për infrastrukturën dhe lehtësimin e jetës së banorëve në zonat rurale, Bashkia Kolonjë ka nisur riparimin e rrugëve të fshatrave të çdo njësie administrative.

Si fillim ka përfunduar rruga që lidh qytetin e Ersekës me fshatinVodicë.

Ky segment i rrugës i është nënshtruar shtrimit me çakëll.

Vlera e rikonstruksionit të kësaj rruge arriti shifrën226 080 lekë me T.V.SH.

Drejtoria e Shërbimeve pranë Bashkisë Kolonjë po merret me rikonstruksionin dhe sistemimin në kohët ë rrugës Prodan- Gjonç.