Unaza e qytetit të Ersekës dhe hapësira të tjera të gjelbra janë pasuruar me pemë të reja

Unaza e qytetit të Ersekës dhe hapësira të tjera të gjelbra janë pasuruar me pemë të reja. 🌱🌳🌾
Kryetari i Bashkisë Kolonjë, z.Ilia Stefo inspektoi sot punimet e bëra deri tani në sajë të këtij projekti dhe u shpreh i kënaqur me rezultatin e arritur. 👌
Ai pohoi se mbjellja e një peme sot do të kontribuojë për të pasur një qytet dhe një gjeneratë më të mirë e më të shëndetshme nesër!