Degjesa e katert Publike

Ditën e djeshme, në ambjentet e bibliotekës “Skënder Luarasi” u zhvillua dëgjesa e katërt publike në kuadër të Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Kolonjë për  15 vitet e ardhshme.

Përfaqësuesi i studios ATELIER 4 prezantoi Raportin Paraprak të Vlerësimit Strategjik Mjedisor për territorin e Bashkisë Kolonjë.

Në përfundim të takimit u  diskutua për avantazhet e këtij plani dhe u kërkua mendimi i qytetarëve e intelektualëve të interesuar për të plotësuar mangesitë e këtij plani.