Degjesa e katert publike

Të nderuar qytetarë!

Ditën e nesërme, ora 11:00, në ambjentet e bibliotekës “Skënder Luarasi” do të zhvillohet dëgjesa e katërt publike, në kuadër të hartimit të Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Kolonjë.
Qëllimi i këtij takimi është Këshillimi Publik i Raportit Paraprak të Vlerësimit Strategjik Mjedisor për territorin e Baskisë Kolonjë.

Jeni të lutur të merrni pjesë, pasi mendimet tuaja janë shumë të vlefshme për zhvillimin e territorit të Bashkisë Kolonjë, në 15 vitet e ardhshme!