Gëzuar 2018!

Mesnata e 31 dhjetorit na kujton se diçka e re po vjen, po nis një rrugëtim i ri, shpresa dhe ëndrra të reja. Nën dritat e fishekzjarreve shumëngjyrëshe, Kolonja ka pritur vitin e ri 2018, në një atmosferë festive që ka përfshirë sheshet dhe rrugët e qytetit menjëherë pasi akrepat e orës shënuan momentin e shumëpritur të ndërrimit të viteve.Fishekzjarret paralajmërojnë festë, gëzim dhe shprehje dëshirash për një vit të ri, të mbarë e të begatë.