Degjesa publike 3

Në ambjentet e bibliotekës “Skënder Luarasi “ është zhvilluar ditën e sotme dëgjesa e tretë publike në kuadër të PPV të Bashkisë Kolonjë në të cilën ishin të pranishëm kryetari i Bashkisë Kolonjë, Z. Ilia Stefo, përfaqësues të studios ATELIER 4, intelektualë si dhe qytetarë të interesuar.

Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i strategjisë territoriale bazuar në të dhënat e grumbulluara nga përfaqësuesit e studios dhe nga mendimet e qytetarëve të cilët janë njohës më të mirë të zonës së Kolonjës.

Koordinatorja e studios, znj. Ariela Kushi prezantoi në mënyrë të detajuar hapat e kësaj strategjie, ku theksoi elementet më të rëndësishëm territorialë, kufizimet e zhvillimit dhe i dha përparësi objektivave kryesorë që nevojiten për zhvillimin e territorrit të zonës.

Në fund të takimit,presidenti i studios.z. Alban Eftimi kërkoi bashkëpunimin me qytetarët në mbështetje të këtij plani.