Festat e 28-29 Nentorit

Me rastin e 105 vjetorit të Pavarësisë & 73-vjetorit të Clirimit të Atdheut, Bashkia Kolonjë në bashkëpunim me institucionet arsimore dhe kulturore të rrethit, Organizatën e Veteranëve të Rrethit dhe Organizatën e Familjeve të Dëshmorëve organizuan një sërë veprimtarish kushtuar këtyre dy datave madhore të historisë së kombit tonë.
Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Z. Ilia Stefo, së bashku me të pranishmit e tjerë në këtë ceremoni kryen homazhe dhe vendosen kurora me lule ne varrezat e Dëshmorëve e ne permendoren kushtuar Dëshmorëve Kolonjarë të Rilindjes, realizuan vizitë në Muzeun Historik të Ersekës, e në fund organizuan kokteil e një koncert muziko-letrar në kujtim të të rënëve.
Respekt dhe mirënjohje e thellë shkon për të gjithë dëshmorët që dhanë jetën e tyre për pavarësinë e këtij vendi!