Degjesa publike 2

Ne daten 8 nentor në ambjentet e bibliotekës “Skënder Luarasi” është zhvilluar dëgjesa e dytë publike në kuadër të PPV të Bashkisë Kolonjë.
Të pranishëm në këtë takim ishin kryetari i Bashkisë Kolonjë, Z.Ilia Stefo, përfaqësues të studios ATELIER 4, e cila po meret me hartimin e PPV, si dhe qytetarë të interesuar.
Kordinatorja e studios, Znj. Ariela Kushi paraqiti në mënyrë të detajuar gjendjen ekzistuese të bashkisë sonë përsa i përket popullsisë, arsimit, infrastrukturës, objekteve fetare, erozionit dhe shumë faktorëve të tjerë.
Në takimin e radhës përfaqësuesit e studios ATELIER 4 do të paraqesin strategjinë e zhvillimit të territorit të Bashkisë Kolonjë për 15 vitet e ardhshme.