Perfundimi i asfaltimit te rrugeve ne fshatrat Selenice , Starje , Tac Lart.

Bashkia e Kolonjës përfundoi në një kohë të shkurtër projektin , që përfshin rikonstruksionin e rrugës hyrëse në fshatin Selenicë,  Taç Lartë dhe rrugën e Kaskollarëve në fshatin Starje. Transformimi i këtyre fshatrave në të cilët nuk ishte vënë dorë  prej kohësh është bërë i mundur falë një investimi prej 95 milion lekësh, i cili  përfshin një gjatësi rruge prej 4.1 kilometrash.Projektet që po realizohen në Bashkinë Kolonjë janë tregues i vizionit të saj për të punuar çdo ditë dhe i mbajtjes së premtimit për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

.