Mbremja e matures

Ditën e hënë, datë 10 korrik, maturantët e shkollës “Petro Nini Luarasi” u mblodhën së bashku për të festuar deri në orët e para të mëngjesit.

Festës së tyre, e cila u organizua në Sheshin “Rilindja” iu bashkuan edhe  nënkryetari i Bashkisë Kolonjë, Z. Thoma Zisi, drejtori i kabinetit, Z. Jorgji Qirjazi, drejtoresha e shkollës, Znj. Zamira Meto, si dhe familjarë të maturantëve.

Z.Zisi duke i uruar suksese maturantëve për vendimet që do të marrin. në të njëjtën kohë i siguroi se ky është vetëm një stacion drejt rrugës së arsimimit, përpara se ata të dalin në jetë dhe të kontribuojnë për familjen dhe vendin.

Kjo mbrëmje është këmbana e fundit që lajmëron finishin e një maratone të gjatë prej tre vjetësh dhe i jep përfundimisht puthjen e lamtumirës kujtimeve më të bukura të gjimnazit.

Pamje nga mbremja: