74-vjetori i ‘Masakres se Boroves’

Ditën e sotme u perkujtua në Borovë 74- vjetori i masakrës së kryer nga Wehrmacht-i gjerman, ku u vranë dhe u masakruan plot 107 burra, gra, pleq e fëmijë.

Në këtë përkujtimore, përkrah drejtuesve lokalë të Bashkisë Kolonjë ishte e pranishme, deputetja e zonës, Znj. Elisa Spiropali, ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë, Znj. Sussane Schutz, si dhe familjarë të viktimave.

Në fjalën e saj përshëndetëse, Znj. Schutz  përgëzoi vendin tonë për faktin që pas kapërcimit të diktaturës, Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe mbrojtëse aktive e Integrimit Europian si dhe angazhohet për ruajtjen e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në rajon.

Pamje nga pritja ne ambientet e Bashkise te ambasadores Gjermane, Znj. Sussane Schutz

Pamje nga vizitat ne Muzeun e qytetit te Ersekes